“Po i blejmë uniformat te Rruga e Barrikadave”. Sindikata e Policisë së burgjeve, protestë për rritje page para BE-së

Nga A2 CNN
17 Gusht 2022, 14:12 | Aktualitet

Përfaqësues të Sindikatës së Shërbimeve Policore mbajtën një protestë para zyrave te delegacionit te BE në kryeqytet për të kërkuar përmirësim të kushteve të trajtimit të Policisë së Burgjeve.

“Rritja e pagës, të paktën me 20%. Për një muaj, punonjësi i policisë 15 shërbime 12-orëshe dhe ka përfituar 46 mijë lekë pagë. Rikthimi i pagesës për ditët e shtuna dhe të diela. Sot, punonjësit e policisë i blejnë uniformat te Rruga e Barrikadave. Po ikin punonjësit e policisë, po lënë detyrën, për shkak të kushteve të vështira, të diskriminimit, dhe talljes me ta për uniforma dhe paga”, tha kreu i sindikatës, Valentin Mjacaj.

Në rast të injorimit të kërkesave për rritje page, pajisje me uniforma, trajtim ushqimor dhe transporti, Mjacaj tha se protesta do të përshkallëzohet deri në mosparaqitjen e efektivëve për marrjen e shërbimit në 10 burgje në vend. “Faza e dytë do të jetë mosdhënia e shërbimit nëpër institucione. Do të jenë vetë institucionet që nuk do të marrin shërbim në turnet e dyta”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos