
Ka ndërruar jetë në spitalin e Shëngjinit, i mituri, i cili u përplas nga një fugon teksa kalonte rrugën në qendër të qytetit.
Aksidenti ndodhi mëngjesin e sotëm, ku një makinë tip furgon përplasi 6-vjeçarin që po kalonte rrugën. I mituri u dërgua në spitalin rajonal të Lezhës, por nuk mundi të mbijetonte.
Ai ka qenë i shoqëruar me prindërit dhe në momentin që po kalonin rrugën nga njëri krah në tjetrin, është shkëputur nga duart dhe është përplasur nga makina.
Policia mori në pyetje dëshmitarët dhe shoqëroi drejtuesin e mjetit. (A2 Televizion)