Po këndonte LIVE, momenti kur reperi i njohur rrëzohet papritur dhe vdes në skenë

Nga A2 CNN
19 Qershor 2023, 18:31 | Showbiz

Një reper 45-vjeçar nga Houston të Shteteve të Bashkuara, i quajtur “Big Pokey” është rrëzuar papritur gjatë performancës së tij në një lokal dhe ka humbur jetën.

Në një video të publikuar, reperi shihet duke marrë frymë rëndë teksa këndon dhe më pas është rrëzuar pa ndjenja.

Ekipet e shpëtimit shkuan menjëherë në vendngjarje dhe kryen CPR, ndërsa më pas reperi u transportua në një spital aty pranë për marrjen e një ndihme më të specializuar mjekësore.

Sipas autoriteteve të Hiustonit, reperi dha frymën e fundit pak më vonë, ndërsa për momentin nuk dihet shkaku i vdekjes së reperit 45-vjeçar.

Big Pokey, emri i vërtetë Milton Powell, ishte i famshëm në skenën e repit të Houston duke filluar karrierën e tij në 1999 me albumin “The Hardest Pit in the Litter”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos