
Një ngjarje me pasoja tragjike ka ndodhur në qytetin e Krujës, aty ku një 40-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e rrymës elektrike.
Viktima, e identifikuar si shtetasi I.C, po kryente disa punime tek banesa e një personi tjetër, ku për arsyeje ende për t’u zbardhur ka rënë në kontakt me rrymën, diçka që ka rezultuar fatale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)