All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Po mbushin 50 vjeç dhe kanë vënë bark, por “Backstreet Boys” dinë ende si të festojnë

Nga A2 CNN
7 Mars 2023, 14:41 | Showbiz
All - Paragraf - 1

Anëtarët e grupit të famshëm të muzikës pop në vitet 1990, Backstreet Boys janë fotografuar duke festuar si në kohët e rinisë, mbi një jaht në gjirin e Sidneit, fundjavën e kaluar. Protagonisti i festës ishte edhe protagonisti i grupit, Nick Carter, i preferuari i vajzave në kohën kur këndonin hitet e tyre.

43-vjeçari nuk dukej në formën e tij më të mirë, pasi kishte shtuar shumë kilogramë, por nuk nuk e pengonte të shijonte festën, bashkë me anëtarët e tjerë të grupit, Brian Littrell, 48 vjeç, dhe Kevin Richardson, 51.

All - Paragraf - 3

Me shampanjë dhe pije të shumta në duar, këngëtarët, të cilët janë duke realizuar një tur botëror ku kanë rikthyer këngët më të suksesshme, u panë të shijonin diellin dhe luksin e jahtit.

Nick duket se po kërkon të lërë pas tragjedinë e vdekjes së vëllait të tij, Aaron Carter, gjithashtu këngëtar, i cili ndërroi jetë vitin e kaluar. Në janar, ai realizoi një koncert bamirësie, ku mblodhi 150 mijë dollarë të cilat iu dhuruan një spitali për fëmijët me probleme të shëndetit mendor. (A2 Televizion)


All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos