Ndonjë herë të kesh me vete karamele, është po aq me vlerë sa të kesh municione, edhe pse je në mes të luftës. Në vitin 1950 gjatë luftës në Kore, një grup marinsash amerikanë mbetën pa municione dhe pa ndihma në mes të ngricës, për fat të mirë ata kishin kuti të tëra më “Tootsie Rolls”, karamele të ngjashme me karamelet “Zana”.
Në fakt “Tootsie Rolls” ishte fjala e koduar që do të përdorej për të kërkuar municione. Pa municione, në temperatura nën zero, marinsat lëshuan një sinjal me kodin “Tootsie Rolls”. Kur aeroplani i kërkuar me ndihmat që u duheshin, erdhi, marinsat u çuditën kur panë që brenda kutive në vend të municioneve kishte vërtetë “Tootsie Rolls”, për më tepër të ngrira. Nëse personi me të cilin kishin komunikuar kishte harruar kodin, apo universi po bënte humor të zi me ta, kjo nuk kishte shumë rëndësi, ishte fakt, armikun mund ta luftonin vetëm me sheqer.
Por ky gabim nuk rezultoi vdekjeprurës për marinsat, që hallin më të madh në ato momente veç mungesës së municioneve, kishin ngricën si pasojë e së cilës tubat e karburantit të makinave të tyre, tankeve dhe mjeteve të tjera të transportit ishin çarë, ndaj nuk mund t’i bashkoheshin pjesës tjetër të trupave amerikane. E dikush pa te humbja një mundësi shpëtimi. Marinsat filluan të përtypin karamelet e ngrira dhe i përdorën për të ngjitur tubat e çarë të mjeteve të transportit dhe, edhe pse nuk nisën dot ofensivën ndaj trupave armike, të paktën shpëtuan kokën e u kthyen pas te pjesa tjetër e skuadrës. (A2 Televizion)