All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Po ndihmonte rosat të kalonin rrugën, 17-vjeçari përplas për vdekje 41-vjeçarin

Nga A2 CNN
23 Maj 2023, 08:20 | Bota
Po ndihmonte rosat të kalonin rrugën, 17-vjeçari përplas
All - Paragraf - 1

Një burrë nga Kalifornia Veriore vdiq pasi u godit nga një automjet javën e kaluar, teksa ndihmonte një familje rosash të kalonin kryqëzimin.

Aksidenti ndodhi të enjten në mbrëmje në Rocklin, Kaliforni, një qytet rreth 22 milje në verilindje të Sacramento-s. Departamenti i Policisë në Rocklin tha se 41-vjeçari Casey Rivara, kishte parkuar automjetin e tij dhe raportohet se po përpiqej të ndihmonte disa rosa që ishin në kryqëzim.

All - Paragraf - 3

"Ai u godit nga një shofer 17-vjeçar, ndërsa ishte në rrugë. Forcat e para të urgjencës mbërritën për të ndihmuar, por burri vdiq në vendngjarje", tha Policia.

Një djalë 12-vjeçar që ishte dëshmitar në vendngjarje tha për mediat vendase se burri po i ndihmonte rosat të shmangnin trafikun.

Njerëzit kanë bërë homazhe me lule dhe rosa gome në vendin e përplasjes. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos