All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Më mirë se Bayern e City, skuadra italiane ende e pamposhtur këtë sezon

Nga A2 CNN
4 Shkurt 2021, 18:30 | Futboll
Më mirë se Bayern e City, skuadra italiane ende e pamposhtur
All - Paragraf - 1

53 pikë në 21 ndeshje, 16 fitore, 5 barazimi dhe asnjë humbje deri në këtë fazë të kampionatit. Skuadra e Ternana-s ka shifra të frikshme këtë sezon. Ajo është pjesë e kategorisë së tretë dhe nën drejtimin e trajnerit Cristiano Lucarelli synon që sezonin e ardhshëm të bëhet pjesë e Serie B.

Ternana është i vetmi ekip që nuk ka pasuar asnjë humbje deri në këtë fazë të sezonit në ligat e 5 shteteve europiane të futbollit me nivelin më të lartë.

All - Paragraf - 3

Po ashtu, skuadra nga Umbria ka edhe një golavarazh të shkëlqyer, pasi ka arritur të shënojë 51 gola dhe ka pësuar vetëm 14.

Me këto shifra, ngjitja në Serie B duket e sigurt për këtë skuadër. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos