Po transportonte ilegalisht 34 sirianë, arrestohet 40-vjeçari nga Tirana

Nga A2 CNN
13 Gusht 2020, 19:07 | Kronikë
Po transportonte ilegalisht 34 sirianë, arrestohet 40-vjeçari nga

Forcat e rendit kanë arrestuar në flagrancë një 40-vjeçar nga Tirana i akuzuar për trafik të qenieve njerëzore.

I arrestuari, me inicialet V.K, po transportonte nga Bilishti në drejtim të Elbasanit 34 emigrantë që vinin nga Siria, me qëllim kalim e paligjshëm të kufirit të Kosovës.

Ky itinerar po bëhet gjithmonë më i nxehtë për sa i përket trafikut të emigrantëve, që pas Kosovës i drejtohen kufijve serbë ose malazezë për të tentuar futjen brenda kufirit tokësor të BE, të përfaqësuar nga Kroacia.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos