Në Pogradec me iniciativën e një fondacioni humanitar CFN Albania që drejtohet nga një shtetas kosovar Mentor Rama, në bashkëpunim me bashkinë janë mbajtur homazhe në nderim të jetëve të humbura në aksidentin e ndodhur në Kroaci.
Homazhet u mbajtën në sheshin kryesor të qytetit ku ndezjes së qirinjve iu bashkuan edhe qytetarë të thjeshtë.
Në Pogradec janë mbajtur homazhe në nderim të jetëve të humbura në aksidentin e ndodhur në Kroaci Në aksidentin tragjik që u shënua në orët e para të së dielës, në autostradën Slavonski-Brod në Kroaci u shënuan 10 viktima, ndërkohë që mbi 30 të tjerë u lënduan Homazhet u mbajtën në sheshin kryesor të qytetit ku ndezjes së qirinjve iu bashkuan edhe qytetarë të thjeshtë Iniciativa e homazheve ishte e fondacioni humanitar CFN Albania në bashkëpunim me bashkinë
Në aksidentin tragjik që u shënua në orët e para të së dielës, në autostradën Slavonski-Brod në Kroaci u shënuan 10 viktima, ndërkohë që mbi 30 të tjerë u lënduan.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, vendosi që data 26 korrik të shpallet ditë zie kombëtare në nderim të qytetarëve të Kosovës që humbën jetën në aksident. (A2 Televizion)