Trafik i rënduar në hyrje të qytetit të Pogradecit për shkak të kontrolleve policore.
Radha e automjeteve, për shkak se ka numër të lartë pushuesish, është mbi 3 km.
Sipas të dhënave nga policia, kemi të bëjmë me masa të shtuara për shkak të fundjavës dhe kontrolleve rutinë për shkak të sezonit turistik. (A2 Televizion)




