Polemika në SHBA, dyshime për vetëvrasjen e mikut të Trump dhe Clinton

Nga A2 CNN
11 Gusht 2019, 14:46 | Bota
Polemika në SHBA, dyshime për vetëvrasjen e mikut të Trump

Rasti i financierit amerikan Jeffrey Epstein, për të cilin u raportua se kishte vrarë vetën në burg në pritje të gjykimit për abuzime seksuale, trafikim të të miturve dhe prostitucion, ka ndezur debate në Shtetet e Bashkuara. Pikëpyetje janë ngritur mbi faktin se si kishte qenë në gjendje të vetëvritej në qelinë e burgut, milioneri mik i Donald Trump dhe ish-Presidentit Bill Clinton.

Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Bill de Blasio, kërkoi një hetim të plotë mbi ngjarjen. “Ajo që duam të dimë ne është sa shumë dinte Epstein. Sa milionerë apo miliarderë të tjerë janë ishin pjesë e aktiviteteve të paligjshme ku ishte përfshirë ai?”, tha De Blasio.

66-vjeçari i mohonte ai akuzat për trafikim seksual dhe muajin e kaluar u arrestua pa të drejtë lirimi me kusht. Vdekja e tij, erdhi pas publikimit të dokumenteve prej qindra faqesh të gjykatës, ku u përshkruheshin aktivitetet e paligjshme të financierit e bashkëpunëtorëve të profilit të lartë dhe gjithashtu zbuloheshin detaje turpëruese mbi zakonet e tij seksuale.

Edhe muajin e kaluar, pak pasi ju mohua liria me kusht, Epstein u gjet me plagë në qafë në qeli, në atë që autoritetet e burgut e hetuan si përpjekje të mundshme për vetëvrasje. Ka raportime kontroverse lidhur me faktin, nëse Epstein ishte nën mbikëqyrje për vetëvrasje pas incidentit. “Si ka mundësi që ai nuk ishte në mbrojte speciale? Çfarë po ndodh këtu?”, tha De Blasio.

Edhe Prokurori I Përgjithshëm Robert Barr tha se u duhej dhënë përgjigje shumë pyetjeve serioze dhe njoftoi se Departamenti i Drejtësisë do të zhvillonte hetime. Viktimat e tij shprehën zhgënjim që 66-vjeçari nuk do të dilte para gjykatës për krimet e kryera. Epstein akuzohej se paguante vajza nën moshën 18-vjeçare për akte seksuale në rezidencat e tij në Manhatan dhe Florida.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos