Tensionet në selinë e PD, ndërhyn Policia e Shtetit, merr në mbrojtje godinën

Nga A2 CNN
8 Janar 2022, 13:00 | Kronikë

Policia e Shtetit ndërhyri në protestën në selinë e Partisë Demokratike, në bazë të një kërkese të bërë nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike.

https://a2news.com/2022/01/08/po-rrezikohen-jetet-e-drejtuesve-me-te-larte-pd-kerkon-nderhyrjen-e-policise/

"Policia e Shtetit është gati për të ndërhyrë në ndihmë të deputetëve që kanë kërkuar ndihmë dhe u bën thirrje protestuesve që të distancohen menjëherë nga aktet e shkatërrimit të pronës dhe aktet e dhunës. Policia e Shtetit u bën thirrje organizatorëve të protestës që të përmbajnë protestuesit dhe të shmangin çdo rast dhune, sepse do përballen me ligjin", lexohej në deklaratën e policisë para se të ndërhynte.

https://www.youtube.com/watch?v=6vr0hVkHF9c

Brenda disa minutash, policia qetësoi situatën dhe mori në mbrojtje selinë e Partisë Demokratike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos