Policia ndalon ambulancën me pacientin me Covid, gjen 118 kg kokainë

Nga A2 CNN
4 Shkurt 2022, 12:48 | Bota

Policia kolumbiane ka kapur 118 kg kokainë në një ambulancë që po transportonte një pacient me Covid-19.

Ambulanca u ndalua për një kontroll rutinë në një postbllok në Antiokia, por kur shoferi nuk i tha efektivëve se në cilin spital po transportohej i sëmuri, dyshimet u shtuan dhe nisi kontrolli i ambulancës.

Gjatë kontrollit u gjetën pako me kokainë të fshehura në një barrelë dhe policia arrestoi 5 persona që ndodheshin në ambulancë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/01/29/zbulohet-kokaine-e-lengshme-brenda-mijera-arrave-te-kokosit-ne-kolumbi-me-destinacion-italine/

A2 CNN Livestream

Latest Videos