Policia në vilën e influencerit, e arreston për shfrytëzim prostitucioni, e “tradhtoi” kutia e picës

Nga A2 CNN
30 Dhjetor 2022, 10:47 | Bota

Policia rumune bastisi vilën e influencerit Andrew Tate, duke e vënë në pranga atë dhe vëllanë e tij pasi akuzohen për shfrytëzim prostitucioni dhe përdhunim.

Prokurorët në Rumani thanë se 36-vjeçari dhe vëllai i tij dyshohet se shfrytëzonin 6 gra për të kryer video pornografike. Bastisja në vilën e tij ka ardhur vetëm një ditë pasi ai ironizoi në internet aktivisten Greta Thunberg. Dyshohet se ai u lokalizua nga policia nga një kuti pice.  

"Ne nuk mund të japin detaje për momentin në lidhje me raportimet për arrestim. Megjithatë, Andrew dhe Tristan Tate i respektojnë maksimalisht autoritetet rumune", tha një zëdhënës i Tates.

Tate, i lindur në Çikago, është një ish-luftëtar i arteve marciale. Ai u bë fillimisht i famshëm në vitin 2016 kur mori pjesë në Big Brother, aty ku u përjashtua pasi shfaqej një video teksa ai godiste me rripin e pantallonave një grua. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos