Policia e Shtetit i ka kthyer një përgjigje negative Partisë Demokratike në lidhje me kërkesën e saj për organizimin e protestës së saj në 6 dhjetor në Tiranë, ditë në të cilën do të mbahet dhe samiti i liderëve të BE me Ballkanin Perëndimor.
Në njoftimin zyrtar, Policia e Shtetit bën me dije se për shkak të samitit dhe rregullave të sigurisë që duhet të zbatohen për të, ku do të bllokohen dhe shumë akse rrugore, nuk mund të japë leje për një organizim të tillë, siç ka kërkuara dhe opozita.
Për këtë arsye, policia refuzon kërkesën e PD për organizimin e protestës në orën 12:00 në bulevardin Dëshmorët e Kombit.
Në njofton theksohet se policia mbetet e angazhuar për të garantuar të drejtën e çdo qytetari për të marrë pjesë në tubimet paqësore dhe mirëpret çdo njoftim të PD për zhvillimin e tubimit në një vend alternativ jashtë perimetrit të sigurisë. (A2 Televizion)

