Balluku në Kuvend: Porti i ri tregtar i Durrësit në funksion edhe të Kosovës e Maqedonisë

Nga A2 CNN
25 Nëntor 2022, 07:47 | Politikë
Balluku në Kuvend: Porti i ri tregtar i Durrësit në funksion edhe

Gjatë debateve në Kuvend për projektin e Portit të ri të Durrësit, zv.kryeministrja Belinda Balluku ka folur edhe për portin e ri tregtar që do të ndërtohet në zonën e Porto Romanos. Sipas saj, ky port do të jetë në funksion edhe të Kosovës e Maqedonisë.

"Kemi një projekt të detajuar nga Royal Haskoning, i cili synon ndërtimin e një porti logjistik, i cili nuk do t'i përgjigjet vetëm nevojave të Republikës së Shqipërisë, por do t’i përgjigjet edhe nevojave të Republikës së Kosovës”.

Ky port do të lidhet përmes linjës hekurudhore me portin e thatë të Prishtinës, por Balluku bëri të ditur se ai do të lidhet edhe me një port të thatë në Strugë të Maqedonisë së Veriut. Këtë e bëri të ditur edhe kryeministri Rama gjatë mbledhjes së fundit të dy Qeverive që u mbajt pak kohë më parë në Shkup.

Zv.Kryeministrja theksoi se në këtë mënyrë porti i ri tregtar do të jetë në shërbim të gjithë Ballkanit Perëndimor.

Balluku ftoi deputetët e opozitës të verifikojnë datat e zhvillimit të garave ndërkombëtare për projektimin e portit të ri tregtar të Porto Romanos. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/11/16/mos-njollosni-alabar-balluku-e-them-me-pergjegjesi-ska-kompani-offshore-ne-portin-e-durresit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos