Mbledhja e Grupit Parlamentar pas Këshillit, udhëzimet e Bashës për deputetët demokratë

Nga A2 CNN
13 Dhjetor 2021, 11:13 | Politikë
Mbledhja e Grupit Parlamentar pas Këshillit, udhëzimet e Bashës

Në përfundim të mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD-së, ku u miratua rezoluta për situatën, si dhe u shkarkuan nga funksionet disa prej mbështetësve të Kuvendit të Foltores, Lulzim Basha zhvilloi një takim me grupi parlamentar.

Basha iu kërkoi deputetëve që aktivitetin parlamentar këtë javë ta ndërthurin dhe me përgatitjet në strukturat e partisë me përgatitjet për Kuvendin Kombëtar të thirrur nga Kryesia e Partisë Demokratike këtë të shtunë, në datë 18 dhjetor.

Basha e përcaktoi 18 dhjetorin si një ditë vendimtare për të ardhmen e PD, në të cilën nuk do t’u flasë vetëm demokratëve, por gjithë shqiptarëve e që do të projektojë modelin e ri të funksionimit dhe të aktivitetit politik të Partisë Demokratike.

Një ditë më parë, me 251 vota pro, 4 kundër dhe dy fletë të pavlefshme, Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike miratoi kërkesën për shkarkimin nga detyrat partiake te Kryetarit të Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, si dhe anëtarëve të kryesisë: Flamur Noka, Aldo Bumçi, Gent Strazimiri, Albana Vokshi, Oerd Bylybashi, të sekretarëve Ervin Minarolli, Ivi Kaso, Belind Kelliçi, Ledina Mandia. Ndërkohë u miratua edhe shkarkimi i 11 kryetarëve të degëve të PD-së që u ishin bashkuar “Foltores” së Sali Berishës.

https://a2news.com/2021/12/13/fundjava-e-nxehte-e-opozites-bumci-kete-qe-beme-me-pd-ta-bejme-edhe-me-shqiperine/

“Foltorja” e Sali Berishës u cilësua si “një përpjekje për të deligjitimuar institucionet e Partisë Demokratike deri në zhbërjen e saj si forca më properëndimore në vend, duke  synuar shndërrimin e saj në një bunker për mbrojtjen e interesave personale”, Këshilli Kombëtar i PD-së ka bërë një hap të mëtejshëm.

I menjëhershëm ishte reagimi i Këshillit të Rithemelimit, që u emërua të shtunën në Kuvendin e PD-së të thirrur nga 4446 anëtarë të Partisë Demokratike që mbështesin linjën e ish-kryeministrit Sali Berisha. Sipas deklaratës së tyre, vendimet janë marrë nga persona që “përveç humbjes, nuk përfaqësojnë më asgjë në Partinë Demokratike vijojnë të përdorin simbolet godinën dhe disa anëtarë, me shpresën se do vazhdojnë pazaret në kurriz të demokratëve. Ju bëjmë me dije se më 4446 vota Kuvendi Kombëtar vendosi për shkarkimin e Lulzim Bashës si kryetar dhe që prej ditës së djeshme ai ka humbur çdo funksion tjetër përveç atij të deputetit”.

https://a2news.com/2021/12/11/si-do-te-procedohet-per-shkarkimin-e-lulzim-bashes/

Sipas këtij Këshilli, bëhet fjalë për një “tallava” e Lulzim Bashës, të cilën  e ka bojkotuar shumica e anëtarëve të Këshillit Kombëtar. Vetë mbledhja e Këshillit Kombëtar sipas tyre duhet cilësuar si “nul, e paligjshme dhe çdo produkt i dalë prej saj është në kundërshtim me frymën dhe vendimet e Kuvendit Kombëtar si organi më lartë i Partisë Demokratike. Sipas tyre, nga dita e shtunë, “simbolet dhe logoja e Partisë Demokratike është rikthyer tek origjinali mbi të cilin u hartua para 31 viteve. Nga dje çdo dokument zyrtar i PD që mbart si logon e vjetër është i pavlefshëm”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos