Policia qëllon afro-amerikanin me fëmijët në makinë, shpërthen dhuna në Wisconsin

Nga A2 CNN
24 Gusht 2020, 19:53 | Bota

Rikthehet protestat, kësaj radhe në qytetin Kenosha në Winsconsin, pas plagosjes së rëndë, me breshëri plumbash të një afroamerikani të paarmatosur nga policia, gjatë momentit të arrestimit.

E gjithë skena e rëndë u filmua me celular dhe u publikua në rrjetet sociale duke shkaktuar një zemërim të qytetarëve të Kenoshës, për dhunën e pajustifikuar të policisë ndaj një personi të paarmatosur.

I plagosuri është 29-vjeçari Jacob Blake, i cili është dërguar në gjendje të rëndë në spital. I riu u qëllua mbi 7 herë nga mbrapa me pistoletë, ndërsa efektivët e policisë kishin shkuar për ta arrestuar pas një telefonate për dhunë në familje.

Në video shihet qartë momenti kur Blake tenton të hyjë në makinë dhe një nga agjentët i afrohet dhe nis ta qëllojë.

Një nga anëtarët e familjes së 29-vjeçarit, shprehet për mediat amerikane, se në momentin e të shtënave në makinë kanë qenë dhe fëmijët e Blake, të cilët kanë mbetur të terrorizuar nga kjo ngjarje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos