Rrëmbimi i Jan Prengës, kalon për gjykim çështja ndaj të akuzuarve, prej 1 viti e pezulluar

Nga A2 CNN
13 Qershor 2023, 12:15 | Kronikë
Rrëmbimi i Jan Prengës, kalon për gjykim çështja ndaj

Gjykata e Posaçme kaloi sot për gjykim, pas rreth një viti pezullim, çështjen penale ndaj të pandehurve: Dritan Rexhepi, i cili ndodhet në arrest në Ekuador, Gentian Funiqi, i arrestuar në Spanjë, Geraldo Martini, Aldo Majnishta, Martin Bleta, Korado Geshtenja e Artan Docaj, të cilët akuzohen si grup i strukturuar kriminal për rrëmbimin e Jan Prengës.

Kujtojmë se, Jan Prenga u rrëmbye në Kamëz 17 janarin e vitit 2020 me porosi të Dritan Rexhepajt dhe Gentian Funiqit.

Pse u urdhërua dhe si u organizua pengmarrja e Jan Prengës?

Nga hetimet e SPAK rezulton se të pandehurit Dritan Rexhepi, i cili aktualisht rezulton të jetë i burgosur në shtetin e Ekuadorit dhe Gentjan Funiqi (Doçaj) me precedentë penal në fushën e narkotikëve, në fund të muajit dhjetor 2019 kanë urdhëruar rrëmbimin e viktimës, Jan Prenga, me banim në Kamëz, Shqipëri.

Kjo, pasi sipas tyre, shtetasi Astrit Prenga, vëllai i viktimës ka vjedhur një sasi kokaine në Portin Portsmouth, Angli, që ju përkiste atyre, e cila ishte importuar nga Ekuadori në Angli. Ky rrëmbim është urdhëruar prej tyre me qëllim që Astriti dhe personat e tjerë të kthenin lëndën narkotike.

Ndërsa organizimi i rrëmbimit është kryer nga të pandehurit Martin Bleta e Korado Keshteja, ekzekutimi i këtij rrëmbimi është kryer në Shqipëri, në datën 17.01.2020, nga të pandehurit Artan Doçaj, Aldo Majnishta, Geraldo Martini dhe një person tjetër i paidentifikuar.

Ndërkohë, SPAK thotë hetimet vazhdojnë në lidhje me identifikimin, grumbullimin, si dhe sigurimin e provave në kuadër të një hetimi të plotë e të gjithanshëm për personat e tjerë që janë të përfshirë në këtë ngjarje. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/02/12/deshmia-e-vellait-zbuloi-motivin-e-pengmarrjes-se-jan-prenges/
https://a2news.com/2020/02/18/momentet-e-fundit-te-jan-prenges-para-rrembimit/?foto=3
https://a2news.com/2022/09/29/rrembimi-i-jani-prenges-gjykata-e-posacme-denon-me-burgim-te-perjetshem-festim-bexhdilin/
https://a2news.com/2022/12/08/rrembimi-i-jan-prenges-spak-kerkon-ekstradimin-nga-spanja-te-gentjan-funiqit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos