Pas periudhës së festës, në Partinë Socialiste do të nisin përgatitjet për zgjedhjet e radhës dhe kjo përgatitje kalon nga reformimi i strukturave si dhe largimi i atyre që nuk plotësuan objektivat. Para formimit të qeverisë së re Partia Socialiste do të mbledhë sërish asamblenë për të caktuar dhe drejtuesit e rinj. Analiza e brendshme do të përfshijë edhe kampin blu. Më 17 korrik do të mbahet kuvendi demokrat, ku do të përcaktohen linjat kryesore të strategjisë politike të PD. Për të komentuar të gjitha zhvillimet politike të stinës së verës ishte në Ditari në A2 gazetari Aristir Lumezi. (A2 Televizion)
Politika e verës: PD e PS në analizë të brendshme, drejtësia flet për Teatrin e zgjedhjet
