Fushata ka hyrë në ditët më të nxehta dhe për këtë nuk mungojnë ngjarjet. Konkretisht vetëm dy ditët e fundit na kanë sjellë një panoramë të këryre momenteve politike duke filluar që nga ndërhyrja fizike e presidentit në konfliktin mes Bashkisë dhe partisë Fryma e Re Demokratike, e deri tek incidenti mes mbështetësve të dy partive të mëdha në Elbasan. Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Endri Hasa flet rreth këtyre momenteve, të para nga këndvështrimi i partisë që pretendon të vijë në pushtet pas 25 prillit. (A2 Televizion)
Politika në ditët e fundit, fushata në kulm, incidente dhe “ndërhyrje” presidenciale
