Java e kaluar u mbyll me premtimin e kryeministrit Rama, se do të kthehej në atdhe me lajme të mira për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Por java që sapo nisëm do të kulmojë me datën 7 korrik, ku në Parlament mazhoranca pritet të miratojë rezolutën e propozuar për gjenocidin serb në Srebrenicë, ndërsa demokratët do të dalin në shesh në një protestë të thirrur nga zoti Berisha. Këto dhe të tjera ngjarje i përcolli në Dita Jonë gazetari Ervin Koçi. (A2 Televizion)
Politika në një javë: 7 korriku i nxehtë i politikës
