
Karikaturat shumëngjyrëshe të Vladimir Putin, Donald Trump do t’u bashkohen personazheve të Harvey Weinstein dhe Charlie Chaplin, kur karnavalet të ndriçojnë qytetin bregdetar të Nice në Francë, më vonë gjatë këtij muaji.
Karnavalet, që mbahen në qytetin mesdhetar që prej 1873-shit, zhvillohen nga 16 shkurti deri në 2 mars. Teme e këtij viti është ‘Mbreti i kinemasë’, një homazh ky ndaj 100 vjetorit të kompanisë filmike Victorine Studios.
Artistët dhe skulptorët po punojnë prej javësh për ndërtimin dhe dekorimin e personazheve gjigante që do të parakalojnë në flota shumëngjyrëshe.
Macron i veshur si “Capitain America” do të drejtoje të ashtuquajturën banda e super zerove, ndërsa Trump, Putin e Merkel do të shfaqen si klounë të alarmuar.
Nuk do të mungojë as bashkëshortja e Macron, Brixhit, portretizimi i të cilës, nuk është edha aq i kënaqshëm. (A2 Televizion)