Kur mendon për Katarin dhe pushime në Doha, gjëja e parë që të shkon në mendje është shkretëtira, ose qiellgërvishtësit e shumtë të ndërtuar në kryeqytetin e shtetit të vogël arab.
Por pak metra nga bregu i Dohas, është ndërtuar një ishull në formë bananeje, ku luksi i shfrenuar tërheq mijëra vizitorë të cilët duan të kalojnë disa ditë në këtë parajsë të vërtetë, që të bën të ndihesh si në Maldive.
Edhe pse ishulli – resort administrohet nga kompania tajlandeze Anantara, vizitorët marrin të gjithë eksperiencën e pushimeve arabe, pasi provojnë kafen tradicionale si dhe iu shërbehen me të mbërritur hurma Arabie.
Të 141 dhomat dhe vilat janë të dekoruara me dizajn arab, ndërsa nuk mungojnë edhe pajisjet moderne, si televizorët, mini-bari dhe perdet e kontrolluara me telekomandë, për të ruajtur privatësinë tuaj në çdo moment.
Përveç pishinave, vizitorët mund të shijojnë plazhin 800 metra të gjatë, të shëtisin me kajak, të zhyten nën ujë dhe sigurisht të bëjnë sërf me dallgë të stimuluara artificialisht. (A2 Televizion)