Pompeo akuza Rusisë: Po bën lojëra politike në rajonin e Mesdheut, duke bllokuar progresin

Nga A2 CNN
15 Dhjetor 2020, 15:57 | Bota
Pompeo akuza Rusisë: Po bën lojëra politike në rajonin e

Sekretari amerikan i Shtetit i SHBA-së, Mike Pompeo, shpërtheu të martën ndaj ministrin të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, pas komenteve të këtij të fundit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po bëjnë lojëra politike në rajonin e Mesdheut. Ai iu kundërpërgjigj duke akuzuar Rusinë se ajo po minon stabilitetin në Siri, Libi dhe vendet e tjera.

"Të gjitha këto veprime tregojnë qartë se nëse dikush po luan lojëra politike dhe po përpiqet të bllokojë progresin në konfliktet rajonale, është Rusia, e cila vepron vetëm për të çuar përpara interesat e saj në dëm të të gjithë rajonit", tha Pompeo në një deklaratë.

Pompeo e akuzoi Rusinë edhe për shkeljen e embargos së armëve të Kombeve të Bashkuara në Libi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos