
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, lëshoi akuza të ashpra ndaj Iranit, duke e cilësuar republikën islamike si "bazën e re" të organizatës xhihadiste Al Kaeda.
"Teherani është më i keq se Afganistani në kohën e sulmeve të 11 shtatorit," tha Pompeo.
Më pas, shefi i diplomacisë amerikane konfirmoi zyrtarisht për herë të parë vrasjen e numrit dy të Al Kaedës, Abdullah Ahmed Abdullah, me pseudonimin Abu Muhammad al-Masri. (A2 Televizion)