Qeveria irlandeze do të kërkojë falje për vdekjet e 9 mijë fëmijëve në shtëpitë e nënave dhe foshnjave

Nga A2 CNN
12 Janar 2021, 18:50 | Bota

Qeveria irlandeze do të kërkojë falje pas një hetimi që zbuloi një nivel të tmerrshëm të vdekshmërisë foshnjore në shtëpitë e nënave dhe foshnjave të vendit.

Të themeluara në shekujt XIX dhe XX, institucionet strehuan gra dhe vajza që mbetën shtatzënë jashtë martese.

Rreth 9000 fëmijë vdiqën në 18 institucione nën hetim.

Qeveria tha se raporti zbuloi se vendi kishte një kulturë mbytëse, shtypëse dhe brutalisht misogjine.

“Nënat e pamartuara në Irlandë u përballën me një kulturë brutale misogjine për dekada”, ka thënë një ministër pas publikimit të raportit për vdekjet e 9000 fëmijëve dhe foshnjave.

Kryeministri irlandez Mikel Martin tha se raporti përshkroi një kapitull të errët, të vështirë dhe të turpshëm të historisë irlandeze.

"Si komb ne duhet të përballemi me të vërtetën e plotë të së kaluarës sonë", tha ai.

Komisioni që hetoi shtëpitë zbuloi se numri i fëmijëve që vdiqën ishte rreth 15% e të gjithë atyre që kishin lindur në institucione.

Kishte rreth 56 000 nëna të pamartuara dhe 57 000 fëmijë në shtëpitë e nënave dhe foshnjave dhe shtëpitë e hetuara nga komisioni.

Numri më i madh i pranimeve ishte në vitet 1960 dhe fillim të viteve 1970.

Shumë fëmijë të lindur në shtëpi u adoptuan ose u morën në jetimore, të drejtuara nga murgeshat katolike.

Hetuesit thonë se shumë nga gratë përjetuan abuzime emocionale dhe një përvojë traumatike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos