Portieri i Marokut këndon himnin e më pas… zhduket

Nga A2 CNN
27 Nëntor 2022, 16:25 | Futboll

E çuditshme ajo që ka ndodhur në ndeshjen mes Belgjikës dhe Marokut.

Portieri titullar i Marokut, Bounou, është zëvendësuar vetëm pak sekonda para fillimit të sfidës, ndërkohë që gjatë luajtjes së himneve ishte në formacionin titullar.

Por, kur kapitenët respektivë po hidhnin shortin për ndarjen e fushës dhe topit, në terren ishte portieri i dytë i kësaj përfaqësueseje, Munir.

Bounou, portieri i Sevilla, kishte disa probleme me stomakun dhe i kërkoi trajnerit Walid Regragui zëvendësimin pak sekonda përpara se të niste takimi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos