Portieri kuqezi, në shënjestrën e Southampton, Strakosha drejt Anglisë

Nga A2 CNN
18 Maj 2021, 12:51 | Futboll
Portieri kuqezi, në shënjestrën e Southampton, Strakosha drejt

Pas një sezoni ku humbi formacionin titullar, Tomas Strakosha është drejt largimit nga Lacio.

Portieri shqiptar është lënë në stolin e rezervave pasi nuk pranoi rinovimin e kontratës, ndërsa për shërbimet e tij interesohet Southempton.

Klubi i Premier Ligës është në kërkim të një përforcimi cilësor mes shtyllave dhe gjatë muajve të fundit e ka vëzhguar gardianin kuqezi. Duke qenë se Strakosha ka kontratë me Lacion deri në vitin 2022, nuk përjashtohet nisja e negociatave ndërmjet dy klubeve.

Për portierin interes ka shfaqur edhe Bolonja në Serie A, por 26-vjeçari duket se preferon të transferohet në kampionatin anglez. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos