Fotografë nga e gjithë bota morën pjesë në konkursin e organizuar nga aplikacioni i fotografive Agora, për të portretizuar sa më mirë paqen, pikërisht në Ditën Ndërkombëtare të saj. Konkursi sfidonte fotografët të dërgonin fotot e realizuara prej tyre për të ilustruar kuptimin që kishte paqja për ta.
Më shumë se 11 mijë foto u dërguan nga e gjithë botë, ndërsa fituesi u shpall Rashid Ibrahim, një 23-vjeçar nga Kenia që kishte realizuar fotografinë e një djali me veshje ushtarake që mban në duar një flamur të bardhë. Për foton e realizuar, Ibrahim mori edhe një çmim simbolik prej 1000 dollarësh.
Shfletoni galerinë e mësipërme për të parë fotot më të bukura pjesëmarrëse në garë. (A2 Televizion)