Një 29-vjeçar është arrestuar nga Drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit, i akuzuar për “stërvitje për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste”, “nxitje, thirrje publike dhe propagandë për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste”, si dhe “prodhim e mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municioneve”.
Erzen Uka, lindur në Gjorm të Krujës dhe banues në Tiranë, është vënë në pranga pas një hetimi dyvjeçar. Ky shtetas në adresën e tij në Facebook dhe në rrjetet sociale me emrin Hamzah Uka ka publikuar dhe shpërndarë video e pamje filmike që nxisin dhe propagandojnë veprat penale me qëllime terroriste.
Gjatë kontrollit të banesës se tij, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi fishekësh luftarak. 29-vjeçari rezulton i proceduar më parë për veprat penale të “dhunës në familje” dhe “pengim të ekzekutimit të vendimit të Gjykatës”. (A2 Televizion)