All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Shpërdorim detyre, kryebashkiaku i Kavajës paditet nga IKMT

Nga A2 CNN
15 Prill 2019, 15:36 | Kronikë
Shpërdorim detyre, kryebashkiaku i Kavajës paditet nga IKMT
All - Paragraf - 1

Kryetari i Bashkisë së Kavajës, Isa Sakja, është kallëzuar penalisht nga IKMT për shpërdorim detyre.

Së bashku me Kryetarin e Bashkisë, IKMT ka kallëzuar penalisht edhe drejtoreshën e Drejtorisë së Kontrollit, Zhvillimit Urbanistik dhe Pronave, Dëshira Qato, si dhe Kryeinspektorin e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) Bashkia Kavajë, Dritan Kazazi.

All - Paragraf - 3

Sipas akuzave, personat në fjalë kanë cenuar interesin publik dhe territorin publik në të paktën shtatë objekte shumëkatëshe të ngritura në territorin e bashkisë Kavajë.

Ndërkohë, me dy javë më parë ishte kryeministri Edi Rama që akuzoi kryebashkiakun e Kavajës për ndërtime në rërë dhe moskryerjen e investimeve për komunitetin. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos