
Teksa Partizani numëron ditët për të ngritur lart titullin e shumëpritur, trajneri Skënder Gega kërkon të qëndrojë me këmbë në tokë dhe marrë maksimumin nga sfida e radhës, ajo përballë Laçit, edhe nëse do të ishte një barazim.
Nuk do të jetë aspak e lehtë, sipas numrit 1 të stolit të kryeqytetasve, me Partizanin që duhet të mund skuadrën e një ish-i, siç është tekniku Sulejman Starova.
Ndërsa mbrojtësi Renaldo Kalari thumbon rivalët e kryeqytetit i pyetur nëse do ta dëshironin festën e titullin pikërisht në derbin ndaj Tiranës.
Partizani pret Laçin në “Selman Stermasi”, të shtunën në orën 19:00. (A2 Televizion)