Dita e dytë e këtij viti e ka gjetur qytetin e Vlorës me një mot të ngrohtë, gati pranveror. Rrugët e parqet e qytetit janë mbushur me qytetarë ndërsa shumë prej tyre kanë zgjedhur të shijojnë kafen e parë këtë vit në verandat e lokaleve.
Ndërrimi i viteve, pavarësisht masave të policisë, shumë qytetarë hodhën fishekzjarrë mbrëmjen e ndërrimit të viteve, ndërsa pati edhe nga ata që dolën në rrugë dhe në sheshin kryesor të qytetit. Megjithatë nuk pati incidente. Në maternitetin e Vlorës me ardhjen e vitit të ri nuk pati lindje të reja. (A2 Televizion)