Prefekti i Shkodrës thërret mbledhjen e Këshillit Bashkiak

Nga A2 CNN
16 Gusht 2019, 21:28 | Politikë

Pavarësisht tërheqjes së Valdrin Pjetrit nga drejtimi i Bashkisë së Shkodrës, Prefekti i Qarkut të Shkodrës, përmes një dokumenti zyrtar, ka thërritur mbledhjen për konstituimin e Këshillit Bashkiak të ri të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit.

Mbledhja e thërritur nga prefekti Cesk Millja do të mbahet në ambientet e Rektoratit të Universitetit “Luigj Gurakuqi”, ditën e hënë në orën 11:00.

Në rend të ditës është konstituimi i Këshillit Bashkiat dhe zgjedhja e drejtuesve të tij, si dhe shpallja e vlefshmërisë së mandatit të kryetarit të Bashkisë së Shkodrës.

Të enjten, Valdrin Pjetri, me anë të një statusi në “Facebook”, bëri të ditur se heq dorë nga marrja e detyrës, duke shkruar se qyteti i Shkodrës nuk mund të mbetet peng i një individi.

https://a2news.com/2019/08/15/skenaret-per-valdrinin-ps-kerkon-ta-largoje-pa-mbajtur-voltanen-ne-zyre/
https://a2news.com/2019/08/15/dorehiqet-valdrin-pjetri-fatet-e-qytetit-nuk-mund-te-jene-te-lidhura-me-ato-te-nje-individi/
https://a2news.com/2019/08/16/terheqja-e-valdrin-pjetrit-meta-nuk-ka-nevoje-per-zgjedhje-detyren-e-mban-ademi/

Në përditësim... (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos