“Prej 6 muajsh kemi dorëzuar ligjin e lustracionit”, Berisha: Opozitës po i dhunohen të drejtat me urdhër të Ramës

Nga A2 CNN
3 Korrik 2023, 10:05 | Politikë
“Prej 6 muajsh kemi dorëzuar ligjin e lustracionit”, Berisha:

Në nisje të mbledhjes së sotme të Grupit Parlamentar, kreu i PD-së së Rithemelimit, Sali Berisha ka akuzuar Parlamentin për dhunim të të drejtave të opozitës.

Siç u shpreh Berisha, janë një sërë nismash të Grupit Parlamentar të PD-së që kanë muaj që mbahen sirtarët e Kuvendit, sipas tij, me urdhër të kryeministrit Edi Rama.

Më konkretisht, Berisha përmendi ligjin e lustracionit, për të cilin deklaroi se mazhoranca nuk e do me qëllim që të “mbajë peng zyrtarë të lartë, të cilët ligji në fjalë mund t’i hiqte nga detyra.”

Prej mbi 6 muaj ne kemi dërguar në parlament ligjin e lustracionit. Ky ligj është ligji i cili, jo vetëm identifikon deputetët, gjykatësit, prokurorët, zyrtarët e lartë për bashkëpunimin e tyre të dikurshëm, ose jo me Sigurimin e Shtetit, por ai detyron largimin nga shërbimi, detyra e atyre që dalin se kanë qenë bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit.

Ky ligj është aplikuar plotësisht në vitit 1996. Në vitin 1997 ligji nuk është hedhur poshtë, por është hedhur poshtë lustracioni si komponent i ligjit, dhe vazhdoi për një kohë si i tillë. Në vitin 2008, ne përsëri rikthyem në parlament ligjin e lustracionit.

Gjykata Kushtetuese me kërkesë të Edi Ramës e hodhi poshtë ligjin, në mënyrë plotësisht antikushtetuese, pasi të njëjtin ligj Gjykata Kushtetuese në vitin 1996 e kishte shpallur të vlefshëm, kushtetues. Por ligjet e mëvonshme këto ligje lënë plotësisht kushtetues, sepse në ndryshimet kushtetuese që u bënë lustracioni, apo largimi nga sistemi i drejtësisë i ish-bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit u stipulua, u sanksionua në Kushtetutë. Kështu që tani, ligji i lustracionit ka një bazë solide të padiskutueshme. (A2 Televizion)

Sali Berisha, mbledhja e Grupit Parlamentar të PD

A2 CNN Livestream

Latest Videos