
9 muaj nga hera e fundit, kampionati anglez luan ndeshjet e futbollit me prezencën e publikut. Prej kësaj fundjave në shkallët e pesë prej stadiumeve rikthehen tifozët por në një numër shumë të kufizuar personash.
Ndeshjet e Premier League luhen me një maksimum prej 2000 mbështetësish bazuar në vendimin e qeverisë britanike për rihapjen e pjesshme të stadiumeve. Në këtë mënyrë, 10 skuadra të kampionatit, kryesisht ekipet e qytetit të Londrës që konsiderohet zonë më pak e rrezikshme se të tjera në gadishull, i gëzohen mbështjes minimale të publikut ndërkohë që pjesa tjetër e skuadrave do të vazhdojë të luaj me dyer të mbyllura. (A2 Televizion)