Rasti i Arlinda Zekajt, aktivistet feministe në takim me kryeprokurorin e shtetit

Nga Xhevahir Qardaku
5 Nëntor 2026, 11:52 | Aktualitet

Aktivistet Feministe zhvilluan një takim me kryeprokurorin e shtetit, Zejnullah Gashi, për të kërkuar trajtim urgjent të rastit të Arlinda Zekajt dhe rasteve të tjera të vrasjes së grave. Aktivistet kanë kërkuar që institucionet e drejtësisë të ndërmarrin veprime konkrete dhe t'u japin përparësi rasteve të dhunës dhe vrasjeve të grave.

Arlinda Zekaj u vra më 26 tetor në Vitomiricë të Pejës, ndërsa i dyshuar për vrasjen është kunati i saj. Para vrasjes, ajo kishte raportuar dhunë në familje dhe kishte kërkuar mbrojtje nga institucionet përgjegjëse.

Rasti nxiti protesta në kryeqytetin e Kosovës. Lidhur me këtë rast janë pezulluar 11 zyrtarë policorë, ndërsa drejtori i policisë, Gazmend Hoxha, ka dhënë dorëheqjen. Sipas informacioneve të raportuara, masa janë ndërmarrë edhe ndaj kryeprokurores dhe prokurores së Pejës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos