
Pas humbjes 3-1 ndaj Arsenalit të shtunën, Chelsea hedh një tjetër hap fals në Premier League.
Ekipi i drejtuar nga Frank Lampard nuk shkoi dot më shumë se një barazim 1-1 në ndeshjen e sotme ndaj Aston Villa, që u luajt në “Stamford Bridge”.
“Blutë” kaluan në avantazh me Giroud, në minutën e 34-t të pjesës së parë, por El-Ghazi barazoi shifrat në fillimin e pjesës së dytë për miqtë (50’).
Me këtë barazim, Chelsea mbetet në vendin e gjashtë të renditjes, me 26 pikë, aq sa ka edhe Aston Villa.
Me rezultatin 1-1 u mbyll edhe ndeshja tjetër e ditës së sotme në Premier, ajo mes Crystal Palace dhe Leicester. (A2 Televizion)