Manchester City, vatër Covidi. Shtyhet ndeshja me Evertonin

Nga A2 CNN
28 Dhjetor 2020, 17:33 | Futboll
Manchester City, vatër Covidi. Shtyhet ndeshja me Evertonin

Ndeshja e mbrëmjes së sotme e Premier League, mes Manchester City dhe Everton, është shtyrë për një datë tjetër.

Arsyeja është se në skuadrën e drejtuar nga Pep Guardiola, nga tamponët e fundit, kanë rezultuar pozitivë 5 futbollistë.

Në 25 dhjetor, City njoftoi se Gabriel Jesus dhe Kylie Walker, së bashku me dy pjesëtarë stafi, gjithashtu ishin me Covid-19.

Në këtë mënyrë, rrezikohet edhe ndeshja e së dielës ndaj Chelsea. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos