Fshati Amanitaj, 3 kilometra nga rruga nacionale Levan-Tepelenë është pothuajse i paarritshëm nga mjetet. A2 CNN tentoi të shkonte në fshat me një automjet por ishte e pamundur.
Rruga është vetëm një prej problematikave të këtij fshati. Uji i pijshëm dhe kanalizimet gjithashtu mungojnë, ndërsa banorët një pjesë shpresojnë në prag të zgjedhjeve, të tjerët nuk kanë më as shpresë.
Sinkron “Kemi 30 vjet pa xhade, kemi shpresa që do të bëhet, po kujtohen vetëm në prag të votave”. thonë banorët.

Ata që i sigurojnë të ardhurat me krahët dhe tokën e tyre shprehen se janë ankuar por askush nuk ika dëgjuar, ndërsa të tjerë nuk ankohen dot se janë në punë.
Me gjithë premtimet e bëra për investime dhe vëmendje nga bashkia e Tepelenës nuk ka asnjë shenjë për të ndërhyrë. (A2 Televizion)