Presidencialet në SHBA, Clinton: Nuk do të rikandidoj në vitin 2020

Nga A2 CNN
5 Mars 2019, 17:53 | Bota
Presidencialet në SHBA, Clinton: Nuk do të rikandidoj në vitin

Hilari Klinton nuk do të garojë më për presidencën në zgjedhjet e vitit2020-të.

Në një intervistë për kanalin News 12, ish Sekretarja Amerikane e Shtetit përjashtoi mundësinë e rikandidimit.

‘Do të vazhdoj të punoj dhe të flasë për gjerat në të cilat besoj’, tha Klinton.  Si kandidate demokrate në zgjedhjet e vitit 2016, ajo pritej të bëhej presidentja e parë grua e Shteteve të Bashkuara, para mundjes shokuese nga Donald Trump.

Kjo është hera e parë që Klinton hedh poshtë spekulimet se mund të garoje sërish kundër Trump në 2020-tën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos