
Presidenti francez, Emmanuel Macron propozon një sërë reformash për të siguruar të ardhmen e Bashkimit Evropian përpara zgjedhjeve të majit. Në një opinion të publikuar në të gjitha gazetat kryesore të 28 vendeve anëtare, ai bën thirrje për disa ndryshime thelbësore.
Por çfarë kërkon Macron?
Krijimin e Agjencisë Europiane për Mbrojtjen e Demokracive, që mbron vendet anëtare nga sulmet kibernetike, shpërndarjen e lajmeve false dhe ndalon financimet për partitë politike nga fuqitë e jashtme;
Krijimin e një agjencie për ruajtjen e kufijve të Evropës dhe të një zyre të përbashkët azili. Pagë minimale të Bashkimit Evropian, që garanton pagesë të njëjtë në të gjithë Evropën për të njëjtin shërbim;
Krijimin e Bankës Evropiane të Klimës, që financon transicionin e BE-së në arritjen e synimeve mjedisore;
Krijimin e Forcës evropiane për sigurinë ushqimore, që përmirëson kontrollet ushqimore dhe largon kërcënimet për shëndetin e qytetarëve;
Zhvillimin e Konferencës për Evropën, ku do të votohet për propozimet nga përfaqësuesit e institucioneve të BE-së dhe vendeve anëtare.
Lideri francez është i fokusuar në përkrahjen e një “Evrope që mbron” dhe sugjeron rishikimin e sistemit Shengen. Macron gjithashtu bëri thirrje për ndalimin e kompanive që kërcënojnë interesat strategjike të Evropës, njësoj siç ka bërë Kina dhe SHBA. (A2 Televizion)