
Për analistin Ben Andoni, i cili ishte i ftuar në Debat nga Alba Alishani në A2 CNN, është shumë e vështirë që presidenti i ri i vendit të jetë i zgjedhur me konsensus nga palët politike. Madje, ai thekson se opozita është e predispozuar të mos marrë pjesë fare në proces.
“Ka një problem shumë të madh. Matematikisht parlamenti nuk mund të nxjerrë më shumë se 5 kandidatura. Opozita duket e predispozuar të mos marrë fare pjesë në këtë proces. Me këtë ndarje të madhe që ka opozita, edhe kuvendi i datës 30, duhet t’i çojë edhe ajo ndryshimet në gjykatë dhe kjo është shumë e rëndësishme për ata.
Në këtë moment, pa identikit për presidentin, duket se ata i janë nënshtruar fatit që mazhorancës do i takojë të zgjedhje një përfaqësues që mund të përfaqësojë unitetin e vendit”, tha analisti Ben Andoni. (A2 Televizion)