
Kryeministri Edi Rama përsëriti edhe njëherë përpara gazetarëve se kandidati për president nuk do të jetë pjesë e grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe asnjë politikan aktiv.
Kreu i qeverisë, deklaroi pas mbledhjes së qeverisë, se mazhoranca nuk do të zhvillojë asnjë negociatë me Sali Berishën, të cilin e cilësoi si përfaqësues të botës së përtejme, në funksion të politikës.
“Sot u mblodhëm për vënin në zbatimi të vendimeve që morëm në Kongres dhe për këtë arsye do të mbledhim Asamblenë në fund të javë së parë të majit dhe diskutuam dhe për procesin e identifikimit të kandidaturës së presidentit të republikës pasi ditët po kalojnë dhe momenti I fillimit të procesit zyrtarisht po afron. Po të kishim identifikuar një person do ta kishim bërë publike. Ne nuk bëmë votim, por mblodhëm propozime.
Kandidati nuk do të jetë nga grupi i PS. Është e qartë që nuk është as fusha, as mbledhjet për profilet që nxjerrin kandidaturën për presidentit. Sepse pavarësisht nga fushat është e panevojshme të shkojmë në një drejtim që thjesht është për të konsumuar kohën deri kur del emri. Republika ka nevojë për një figurë që të garantojë normalitetin e bashkëjetesës mes palësh, komunitetesh, me opinione të ndryshme. Nuk ka asnjë një proces. Kemi dëgjuar dhe raportin nga komisioni i posaçëm. Ne nuk bëjmë asnjë negociatë në funksion të të ardhmes me atë që në funksion të politikës është përfaqësues i botës së përtejme”, u shpreh Rama. (A2 Televizion)