
Emmanuel Macron u zgjodh për herë të parë President i Republikës Franceze më 7 maj 2017 dhe rifitoi një mandat të dytë presidencial, 20 vite pas Zhak Shirak. Në moshën 39-vjeçare bëhet kështu, presidenti më i ri në historinë franceze.
Rizgjedhja e tij në një farë mënyre, ishte dhe fitore e Bashkimit Europian, pasi kundërshtarja e tij Marine Le Pen mbështeste për daljen e Francës nga BE-ja dhe politikat e Putinit gjatë viteve të fundit. Në një fjalim të tij, Macron e quajti zgjedhjen e vet “një revolucion demokratik”.
Një nga faktet që ka tërhequr vëmendjen e publikut, është jeta e tij private. Bashkëshortja e tij Brigitte është 25 vjet më e madhe se bashkëshorti i saj dhe pati pohuar se Macron i kishte premtuar martesë, që kur ky ishte 17-vjeçar dhe nxënës në gjimnaz.
Vlerësimi i Macron për Brigitte është shumë i madh, saqë në një intervistë është shprehur: “Prej saj jam personi që jam sot, nëse unë zgjidhem President, ajo do të jetë aty dhe do të ketë rolin e saj!” (A2 Televizion)