Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ka dekretuar 3 ligjet për rritjen e pagave për deputetët, ministrat dhe administratës publike. Pas firmosjes së dekretit të Begajt, ligjet hyjnë në fuqi në mënyrë të menjëhershme.
Ligji i ri është pjesë e strategjisë së qeverisë për të rritur pagën mesatare në vend nga 530 euro në 930 euro dhe përfitues të parë ka 130 000 punonjësit e administratës.
Strategjia parasheh dy faza, e para 1 prill 2023, e cila mori jetë ditën e enjte me votimin në Kuvend, ndërsa faza e dytë pritet të zbatohet në prillin e vitit 2024.
Kujtojmë se në seancën e fundit parlamentare, të majtët dhe të djathtët bashkuan votat për të miratuar rritjen e pagave, vendim nga, i cili do të përfitojnë edhe 140 deputetët e Parlamentit si dhe ministrat e qeverisë.
Berisha e quajti akt te turpshëm dyfishimin e rrogave për zyrtarët e lartë, kur pagat e tjera në raport me inflacionin zbresin me 1%. Në të njëjtën seancë, kryeministri Rama paralajmëroi se në verë do të diskutohet sërish fasha e energjisë elektrike në faturat e qytetarëve. (A2 Televizion)


