Presidenti dekreton ambasadorët e rinj të Shqipërisë

Nga A2 CNN
10 Korrik 2023, 18:20 | Aktualitet
Presidenti dekreton ambasadorët e rinj të Shqipërisë

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar lirimet dhe emërimet e Ambasadorëve të rinj të Shqipërisë,  me propozim të Kryeministrit.

Më konkretisht, është liruar nga detyra e Ambasadorit të Shqipërisë në Malin e Zi, Ridi Kurtezi dhe në vendin fqinj është emëruar Zhaklina Peto.

Ambasadorja jonë e re në Gjermani do të jetë Adia Sakiqi, pas lirimit nga detyra të Artur Kukos. Ambasadorja e re e Shqipërisë në Turqi rezidente dhe Azerbajxhan, Iran, Kirgistan, Pakistan, Gjeorgji, Afganistanit dhe në Republikën e Kazakistanit, jorezidente, do të jetë Blerta Kadzadej e cila zëvendëson Kastriot Robon.

Ndërsa, ambasadori i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jetë ish-deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati, i cili zëvendëson Floreta Faberin.

Bushati do të jetë ambasador jorezident edhe në Meksikë, Panama, Republikën Domenikane, Republikën e Guatemalës dhe në Republikën e Kosta Rikës. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/06/08/nga-ervin-bushati-te-vasilika-hysi-keta-jane-emrat-qe-propozon-mepj-per-ambasadore-ne-disa-shtete/

A2 CNN Livestream

Latest Videos