
Një sipërfaqe prej 16 hektarësh, e mbjellë me grurë, është përfshirë nga flakët mesditën e sotme, në fshatin Topojë të Fierit.
Sipërfaqja në pronësi të një prej kultivuesve më të mëdhenj të grurit në zonë, Mili Sako, është shkrumbuar vetëm për pak minuta, pasi flakët e favorizuara edhe nga era janë përhapur me shpejtësi, duke rrezikuar edhe një stan aty pranë.
Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë zjarrfikësja, që ka bërë të mundur shuarjen e flakëve. Për fermerin Sako, dëmi ekonomik është i konsiderueshëm, teksa nuk beson se mund të jetë një zjarrvënie e qëllimshme.
Fermeri Sako këtë sezon ka kultivuar 45 hektarë sipërfaqe të mbjellë me grurë, ndërkohë që gruri më cilësor tashmë është shkrumbuar. (A2 Televizion)